Studentë e gjimazistë protestë para Ministrisë së Arsimit për kartën rinore

schedule14:51 - 18 Qershor, 2018

schedule 14:51 - 18 Qershor, 2018

Studentë dhe gjimazistë të Rrjetit Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri kanë protestuar përpara Ministrisë së Arsimit pasi thonë se prej vitesh vijojnë të mos kenë mundësinë e trajtimit me kartën rinore. Ndonëse e premtuar që në vitin 2005 dhe e përfshirë në planin kombëtar të veprimit 2015-2020 kjo kartë, deklarojnë të rinjtë për shkak të neglizhencës së institucioneve ende nuk është bërë realitet. Rrjeti Kombëtar i të Rinjve i kërkon Ministrisë së Arsimit të nisë nga puna me qëllim që viti i ri akademik t’i gjejë të pajisur me kartën rinore në mënyrë që të përfitojnë lehtësi, ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në vendet europiane. Këto kërkesa të rinjtë ja parashtruan edhe zëvendësministrit të Arsimit, i cili pas protestës i priti në një takim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!