“Nuk u mërzita, por u kënaqa”, Stresi reagon pas lirimit nga burgu

schedule18:49 - 12 Janar, 2022

schedule 18:49 - 12 Janar, 2022

Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga burgu. Ai ishte në mesin e 34 personave që u shoqëruan në polici për protestën e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.

Përmes një videoje që ka ndarë në rrjete sociale, reperi i ka falenderuar të gjithë për mesazhet e panumërta dhe mbështetjen që i kanë dhënë. “Shihemi shumë shpejt, iu falenderoj të gjithëve për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë.

LEXO EDHE: Me dy gishtat lart, protestuesit e PD dalin para Gjykatës, mes tyre dhe Stresi

Nuk ishte asnjë gjë, ishte një shaka si gjithmonë. Iu përqafoj të gjithëve shumë. Nuk jemi mërzitur aspak, jemi kënaqur.“, shprehet reperi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!