“Stresi post-traumatik”, studimi: Mbështetja psikologjike për bluzat e bardha, e domosdoshme

schedule14:26 - 27 Shkurt, 2021

schedule 14:26 - 27 Shkurt, 2021

Ankthi, zemërimi, lodha emocionale, depresioni janë shenja të pashmangshme me të cilat përballen bluzat e bardha që ndodhen në vijën e parë të “luftës” me koronavirusin, shenja të cilat kanë vijuar edhe më pas.

Për këtë situatë duhet edhe një mbështetje psikologjike në spital, tregon studimi i fundit i realizuar nga shoqata EMDR Itali, duke dëshmuar efektivitetin e kësaj terapie pas traumës së përjetuar nga punonjësit shëndetësorë gjatë pandemisë.

Studimi përfshiu rreth 744 subjekte (157 prej të cilëve nuk u trajtuan) që i nënshtroheshin llojeve të ndryshme të trajtimit EMDR, atij ballë për ballë, në grup, individual online), ndërsa të dhënat u mblodhën për 17 spitale në RSA.

Në bazë të këtij studimi u zbulua se 71,2% e punonjësve të personelit shëndetësor kishin nivele të larta të ankthit, shkruajnë mediat e huaja.

Si përfundim 36,7% raportuan simptoma të stresit post-traumatik.

Marco Paani studiuesi i Këshillit Kombëtar të Kërkimit tha se nëse këto simptoma trajtohen, gjendja traumatike e ankthit mund të përmirësohet.

Nga ana tjetër presidenti i Shoqatës EMDR në Itali, ndërsa e konsideron situatën një emergjencë, ndërhyrja me mbështetje psiko-sociale gjatë pandemisë do të ndihmonte në shëndetin mendor të punonjësve në qendrat spitalore.

Gjatë pandemisë së Covid bluzat e bardha kanë qenë në gatishmëri të vazhdueshme, pavarësisht orareve të zgjatura, duke u përballur edhe me frikën e infektimit të miqve, familjarëve si edhe humbjen e pacientëve. Kjo është konsideruar është një ngarkesë e madhe psikologjike dhe për këtë në studim theksohet se duhet promovuar strategjia e mbrojtjes në vendin e punës, duke ndërhyrë edhe më shërbime psikologjike brenda dhe jashtë shërbimeve shëndetësore.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!