Strehimi i afganëve, Kurti flet me Blinkenin: Miqësia jonë me SHBA po bëhet më e fortë

schedule16:44 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:44 - 6 Shtator, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  këtë të hënë ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se në fokus të diskutimit me Blinken ka qenë pranimi i refugjatëve nga Afganistani në Kosovë.

Kënaqësi të flasësh me sekretarin Antony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin e Presidentit Biden për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, ka shkruar në Twitter Kurti. e.su./abcnews.al