Rreth 6 mijë e 600 familje në Tiranë, Durrës dhe Lezhë që iu janë dëmtuar banesat nga tërmeti do t’ju subvencionohet qiraja nga buxheti i shtetit.
Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi procedurën e përshpejtuar dhe aktin normativ për përballimin e fatkeqësisë natyrore.
Mazhoranca dhe opozita në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave miratuan përdorimin e procedurës së përshpejtuar për ti subvencionuar qiranë e banesës familjeve të mbetura pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit si dhe aktin normative për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.
Ministri i Shtetit për Rindërtimin njëkohësisht dhe kryetari i komisionit Arben Ahmetaj u kujdes te sqaroje pozicionin e tij. Ndërsa deputetja socialiste Blerina Gjylameti të tregojë pse duhej një akt normativ për të përballuar pasojat e fatkeqësisë natyrore.
Qeveria ka përllogaritur për të mbështetur me bonus qiraje deri në 1 vit rreth 6 mijë e 600 familje në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Megjithkëtë shifra mund të ndryshojë pasi verfikimi i dëmeve në terren ende nuk ka përfunduar.
1.2 mld lekë nga buxheti i vitit që vjen do të lëvrohen për të përballuar strehimin e personave të mbetur pa shtëpi për shkak të lëkundjes së tokës./abcnews.al