Strategjia për zgjedhjet, Rama cakton drejtuesit politikë në qarqe, vetë merr “frenat” e Durrësit

schedule17:40 - 1 Shtator, 2020

schedule 17:40 - 1 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama ka bërë lëvizjet për të organizuar partinë socialiste në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit të ardhshëm.

Abcnews.al mëson detaje të reja nga mbledhja e grupit të PS-së që po zhvillohet pasditen e sotme në Elbasan dhe drejtuesit e rinj politikë në qarqe që janë emëruar nga Edi Rama.

Gazetarja Esiona Konomi raporton se kryeministri Edi Rama nga Vlora, tashmë do të zhvendoset në Durrës, ku ka spostuar ish-kryebashkiakun Vangjush Dako duke marrë vetë drejtimin politik të qarkut përkohësisht. Në Vlorë do të jetë Damian Gjiknuri.

Ilir Beqjan nga Kukësi e dërgoi në Shkodër, ndërsa në vendin e tij në qarkun verilindor i besoi Safet Gjicit. Në Lezhë largohet Sandër Lleshaj si drejtues politik dhe rikthehet Lindita Nikolla, ish-ministre e Arsimit.

Sa i përket Tiranës, zona që do të dalin më shumë deputetë, ka një ndarje, drejtuesi politik për bashkinë do të jetë Erion Veliaj, ndërsa për kryeqytetin në nivel qarku do të jenë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati./ Abcnews.al

Drejtuesit politikë në qarqe;
Durrës- Përkohësisht Edi Rama
Tiranë – Erjon Veliaj,  Elisa Spiropali, Ervin Bushati
Elbasan- Taulant Balla
Vlorë-Damian Gjiknuri
Fier-Gramoz Ruçi
Dibër-Olta Xhaçka
Kukës-Safet Gjici
Shkodër – Ilir Beqaj
Lezhë-Lindita Nikolla
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Bledi Çuçi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!