Real Madrid nuk po arrin dot te objektivi Paul Pogba. Mesfushori francez është kërkesa dhe dëshira kryesore e Zinedine Zidane, por presidenti Perez po has vështirësi për të arritur akordin me Manchester United. Situata e krijuar detyron “Los Blancos” të shohin për një tjetër alternativë dhe kanë i janë rikthyer një preference të vjetër.
Mediet angleze flasin për një interesim ndaj Donny Van De Beek. 22-vjeçari është një nga yjet e Ajax, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2022. Për mesfushorin ofensiv interesohet edhe Manchester United. Kampionët e Holandës kërkojnë rreth 50-60 milionë euro për ta lënë të lirë dhe Reali është gati të paguajë këtë shumë.
Kjo mund të jetë edhe një taktikë e klubit spanjoll për të detyruar “Djajtë e Kuq” të pranojnë një akord për largimin e Pogba. Diçka e tillë do të sillte transferimin e francezit në “Santiago Bernabeu” dhe atë të mesfushorit ofensiv holandez në “Old Trafford”. /abcnews.al