Strategjia e re kombëtare/ Çështjet e prapambetura në gjykata, Manja: KLGJ, qeveri e drejtësisë së pavarur

schedule10:30 - 20 Maj, 2024

schedule 10:30 - 20 Maj, 2024

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se strategjia e re e prezantuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësot (KLGJ) për çështjet e pramambetura në gjykata, është një strategji që bën bashkë institucionet në mënyrë që të gjykohen çështjet e mbetura pezull për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar nga KLGJ, Manja u shpreh se ky institucon është tashmë një qeveri e drejtësisë së pavarur.

“Strategjia që prezantohet sot hyn drejt e në zemër të problematikës, që është stoku i dosjeve të pagjykuara. Pse u krijua stoiku, tashmë dihet. Kjo nuk ka ndihmon dot më sot, 6 vjet pas zbatimit të reformës në drejtësi. Ndihem mirë që vetë KLGJ na bëri sot bashkë të gjithëve, që të marrim përgjegjësitë që na takojnë, për qytetarët që presim që çështjet e tyre të gjykohen. Një sistem drewjtësie që propozin zgjidhje, perceptohet nga publiku si një sistem drejtësie në veprim. Ofrimi i kësaj strategjike nga vetë KLGJ, është një lajm i mirë për profesionistët e ligjit dhe për qytetarët. Do ta vija theksin te rëndësia që dokument ka për ecurinë e integriimt të Shqipërisë, por edhe siç e thashë më parë, për qytetarët”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!