Strategjia e BE për Ballkanin Perëndimor, Serbia kërkon që Kosova të mos jetë kusht për anëtarësim

schedule15:30 - 5 Shkurt, 2018

schedule 15:30 - 5 Shkurt, 2018

Serbia është favorite për integrim në Bashkimin Evropian bashkë me Malin e Zi. Nga konfliktet rajonale dhe ato ndërkombëtare, ushtarakisht neutrale për shkak të bombardimit që i bëri NATO, por vendi i parë që pritet të marrë datën e integrimit. Kosova është problemi i Serbisë, por ekspertët e shohin këtë si një mundësi për të nxitur edhe vendet e tjera.

Serbia është më së afërti Bashkimit Evropian. Strategjinë për Ballkanin e presin për ti dhënë zgjidhje problemeve prej dekadash. Një vend me shumë konflikte ende të hapura, por duket nxënësi më i mirë i Brukselit bashkë me Malin e Zi.

Suzana Grubjesic, ish zëvendëskryeministre për integrim ka qenë pjesë në fillim të procesit. Tani Serbia ka 52 për qind të qytetarëve pro. Shpresën për Serbinë e sheh shpresë për Ballkanin.

Suzana Grubjesic, Lëvizja Evropiane në Serbi: Pa një datë të saktë i tërë rrefimi do të zhdukej. Edhe ai pak entuziazëm që ekziston do të shuhej dhe fikej mbase në tërësi.

Serbia kërkon që njohja e Kosovës të mos jetë kusht. Por, duket se një marrëveshje do të jetë e pashmangshme.

Suzana Grubjesic, Lëvizja Evropiane në Serbi: Dialogu duhet të vazhdoj në nivelin më të lartë politik me Kosovën. Edhe BE ka dhënë datë për përfundimin e tij. Por, duhet zbatuar shumë pika nga marrëveshja e parë sic është edhe asociacionit të komunave serbe. Pra gjërat duhet përshpejtuar që ta arrimë dinamikën e BE-së.

Ish kryeqendra e Jugosllavisë dhe më vonë e luftërave pritet ta thyej portën e zgjërimit të mbyllur prej vitesh. Trenin serbi malazez mund ta kapin edhe vendet e tjera nëse vrapojnë me shpejtësinë e duhur./abcnews.al