Që prej njoftimit të teknikut, Xavi Hernandez për largimin nga “Katalanasit” e Barcelona-s, në fundin e këtij sezonit, në media kanë qarkulluar një sërë emrash, për teknikun e mundshëm, që do të marrë në duar “frerët” e “Blaugranave”, ku më i fundit është ai, i cili “poshtëroi” kampionët në fuqi të Spanjës, vetëm pak kohë më parë.
Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes, “BILD” bëhet fjalë për teknikun, Hansi Flick, me “gjigantin” gjerman të medias, që tregon se ka nisur kontaktet e para mes ish-teknikut, të Bayern Munich e Kombëtares së Gjermanisë dhe Drejtorit “Katalanas”, Deco, aludime, të cilat nuk janë mohuar nga as shefi portugez.
Ky i fundit i pyteur mbi këtë temë ëshë shprehur se është ende herët për të përmendur një emër konkret, si pasardhës të spanjollit, mirëpo puna ka nisur dhe nuk do të ishte çudi nëse brenda disa javësh bordi i “Blaugranave”, të hidhte më shumë dritë mbi të ardhmen e pankinës së një prej klubeve më prestigjioz të Evropës. /i.m /abcnews.al