Strakosha është i gatshëm për të rinovuar kontratën me Lazion

schedule15:05 - 7 Mars, 2022

schedule 15:05 - 7 Mars, 2022

Thomas Strakosha mund të qëndrojë me Lazion. Biancocelestët janë në kërkim të një portieri, por shqiptari mund të rinovojë nëse Sarri i jep disa garanci të tjera.

Strakosha i ka bërë kërkesë klubit për një periudhë trevjeçare prej 2 milionë euro në sezon dhe 2,5 milion euro bonuse nënshkrimi.

Reina i ka zënë disa herë vendin e titullarit, dhe para disa muajsh Strakosha kërkonte largimin./ h.ll/abcnews.al