Kylie Jenner është një ndër personazhet më të komentuar me famë botërore. Ylli televiziv merr gjithmonë vëmendjen me paraqitjet e saj, ku shfaqet e kuruar deri në detaje. Së fundmi, ajo ka suprizuar fansat me një fotografi të rrallë nga fëmijëria.
Foton në të cilën shfaqet me flokët e shkurtra, ylli televiziv e ka shoqëruar me një të vogëlushes së saj, Stormi. Ajo që bie në sy nga imazhet është ngjashmëria e jashtëzakonshme me të bijën. Vajza e sipërmarrëses festoi 3 vjetorin e lindjes pak javë më parë.
Krahas disa fotove të papublikuara më parë, ajo shkroi: “Faleminderit Zot që më dërgove këtë shpirt të vogël tek unë. Qava sot, sepse nuk mundem të ndal kohën. Janë gjithë ato gjërat e vogla që do të më mungojnë zëri yt i ëmbël dhe bisedat tona të gjata.” /abcnews.al