Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka mbërritur në Kiev. Sipas raportimeve dhe fotove të postuara në rrjetet sociale tregojnë se Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Kiev këtë mëngjes.
Kjo është vizita e parë që nga pushtimi i Rusisë, në shenjë mbështetjeje për Ukrainën ndërsa vendi po përgatitet të nisë një kundërofensivë.
Stoltenberg bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas që janë vrarë duke luftuar në luftë dhe shqyrtoi pajisjet e dëmtuara ushtarake ruse të ekspozuara në një shesh qendror në Kiev, sipas burimeve nga Reuters.
⚡️Jens Stoltenberg arrives in Kyiv.
The NATO Secretary-General was seen by a Kyiv Independent journalist on the morning of April 20 paying tribute to fallen Ukrainian soldiers on St Michael’s Square in central Kyiv. pic.twitter.com/QhY515J305
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) April 20, 2023
Rikujtojmë se Stoltenberg ditën e djeshme u takua me presidentin çek, ku një ndër temat që diskutuan ishte mbështetja e NATO-s ndaj Ukrainës.
/abcnews.al

