Duke folur nga Brukseli, sekretari i përgjithshëm tha se Rusia kishte dështuar në betejën për të marrë në kontroll Kievin dhe Kharkivin dhe se përparimi i forcave ruse për të sulmuar Donbasin kishte ngecur, sipas skynews.
Stoltenberg tha gjithashtu se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do t’i bënte vendet më të sigurta. Në samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid do të merren vendime të rëndësishme për të reaguar ndaj situatës së re në Europë, sipas Jens Stoltenberg.
“Aleatët janë zotuar për miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën dhe kanë ofruar trajnime që po bëjnë ndryshim në fushën e betejës çdo ditë,” tha ai.
/abcnews.al