Stoltenberg: Ukraina ka të drejtë të godasë objektivat legjitime në Rusi

schedule12:14 - 7 Qershor, 2024

schedule 12:14 - 7 Qershor, 2024

Ukraina ka të drejtë, sipas ligjit ndërkombëtar të sulmojë objektivat legjitime ushtarake në Rusi për t’u mbrojtur, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Suedi.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin gjithashtu të drejtën për të goditur objektivat legjitime, ushtarake në territorin e palës sulmuese, agresorit, në këtë rast Rusisë”.

Kjo është një luftë sulmi që Rusia ka filluar kundër një vendi fqinj paqësor dhe demokratik, Ukrainës, që në asnjë moment nuk ka qenë një kërcënim për Rusinë.

“Nuk ka dyshim se Ukraina ka të drejtë të godasë objektiva në territorin rus”, theksoi ai.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka lejuar përdorimin e armëve amerikane në Ukrainë brenda territorit rus për të ndihmuar vendin të mbrojë rajonin e saj verilindor të Kharkivit nga sulmet.

Të njëjtin vendim e mori edhe Gjermania, ndërsa Franca tha se ajo dhe vendet e tjera evropiane do të lejojnë Ukrainën të përdorte armët e tyre drejt objektiva ushtarake brenda Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve të Kievit që ta lejojnë atë të përdorë armatimin e tyre me rreze më të gjatë për të goditur caqet në tokën ruse në mes të një rritjeje të sulmeve këtë muaj, veçanërisht në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!