Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri thirrje SHBA-së që të vazhdojë dërgimin e ndihmave në Ukrainë në luftën e saj kundër Rusisë, duke thënë se Pekini dhe fuqitë e tjera autoritare do të marrin guxim nëse presidenti rus Vladimir Putin merr atë që dëshiron.
“Ajo që është e rëndësishme është që Ukraina të marrë mbështetje të vazhdueshme, sepse ne duhet të kuptojmë se ajo po monitorohet nga afër në Pekin”, tha Stoltenberg.
Ai beson së në këtë mënyrë, SHBA-ja, Europa dhe vendet e tjera të Europës do të jenë më të rrezikuara nëse Putini merr atë që dëshiron në Ukrainë.
/abcnews.al