Stoltenberg: S’ka kuptim të diskutojmë se si Ukraina mund të anëtarësohet në NATO nëse nuk e ndihmojmë të fitojë luftën

schedule13:39 - 15 Maj, 2023

schedule 13:39 - 15 Maj, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë se pret që aleanca të bie dakord për një “program shumëvjeçar” për të ndihmuar Ukrainën në dëshirën e saj për t’u bashkuar me organizatën dhe se nuk kishte kuptim të diskutohej tani se kur dhe si Ukraina mund të bëhet anëtare e aleancës nëse nuk është një komb sovran dhe i pavarur në Europë.

Aleatët e NATO-s, kur të takohen në korrik, krerët e shteteve dhe qeverive, do të dërgojnë një mesazh shumë të qartë mbështetjeje për Ukrainën dhe kjo do të manifestohet në mënyra të ndryshme.

Kur bëhet fjalë për anëtarësimin. Unë pres që aleatët e NATO-s do të përsërisin faktin se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës. Kjo është thënë disa herë.

Ukraina ka të drejtë të zgjedhë rrugën e saj. Nuk i takon Moskës të vendosë se çfarë mund të bëjë Ukraina, kjo i takon Ukrainës. Dhe i takon anëtarëve të  NATO-s që të vendosin për çështjen e anëtarësimit dhe sigurisht atyre, dera e NATO-s mbetet e hapur.

Unë gjithashtu pres që ne të biem dakord për një program shumëvjeçar për Ukrainën, ku do të punojmë se si ta ndihmojmë Ukrainën të heqë dorë nga standardet, doktrinat dhe pajisjet e epokës sovjetike dhe të përqafojë doktrinat dhe pajisjet standarde të NATO-s. Dhe sigurisht, diçka e  tillë do t’i ndihmojë të anëtarësohen drejt NATO-s.

Unë gjithashtu besoj fuqimisht se të gjithë aleatët do të kërkojnë diçka më urgjente tani, që Ukraina të fitojë, që presidenti Putin të mos e fitojë këtë luftë.

Sepse vetëm nëse Ukraina mbizotëron si një komb sovran i pavarur në Europë, atëherë mund të diskutojmë anëtarësimin e vendit në aleancë,” tha Stoltenberg në samitin e demokracisë në Kopenhagë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!