Stoltenberg: Siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në Ballkan

schedule15:56 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 15:56 - 20 Dhjetor, 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, me rastin e fundit të vitit, Stoltenberg pati një mesazh të shkurtër, në të cilin falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen e tyre, si dhe trupat, përfshirë KFOR-in në Kosovë, për “shërbimin e tyre në mbrojtjen e paqes”.

“Ndihma për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë është çelësi i stabilitetit të rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, tha ndër të tjera Stoltenberg./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!