Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë pranë europianëve gjatë një ceremonie për shënimin e 75-vjetorit të aleancës Atlantike.
“Unë besoj te Amerika dhe Europa, sepse së bashku jemi më të fortë dhe më të sigurt”, tha Stoltenberg.
“Europa ka nevojë për Amerikën për sigurinë e saj. Dhe në të njëjtën kohë Amerika e Veriut ka nevojë për Europën për kontributin e saj ushtarak, rrjetet e saj të inteligjencës ose forcën e diplomacisë së saj.
“Me NATO-n, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë miq dhe më shumë aleatë se çdo fuqi tjetër në botë”, shtoi Stoltenberg.
/abcnews.al