Stoltenberg: Retorika bërthamore e Rusisë, e rrezikshme dhe e pamatur

schedule10:49 - 11 Korrik, 2023

schedule 10:49 - 11 Korrik, 2023

NATO ka deklaruar se nuk ka parë asnjë ndryshim në retorikën bërthamore të Rusisë, pavarësisht njoftimit të saj se po vendos armë bërthamore në Bjellorusi.

Megjithatë, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg paralajmëroi se “retorika bërthamore e Rusisë është e pamatur dhe e rrezikshme”.

“Aleatët e NATO-s po monitorojnë nga afër se çfarë po bën Rusia,” tha ai.

Sipas Stoltenberg, nuk ka parë asnjë ndryshim në vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi gjë që mund të kërkonte një reagim nga ne, por ne gjithsesi do të mbetemi vigjilentë.

Duke folur edhe për grupin Wagner, Stolternberg tha për mediat se po monitorojnë nga afër situatën.

Gjatë fundjavës, Polonia vendosi në gatishmëri mbi 1,000 trupa në lindje të vendit mes shqetësimeve në rritje se prania e luftëtarëve të grupit Ëagner në Bjellorusi mund të çojë në rritje të tensioneve në kufirin e saj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!