Jens Stoltenberg e ka përshkruar luftën në Ukrainë si “krizën më serioze të sigurisë në një gjeneratë”, sipas BBC
Stoltenberg tha gjithashtu se presidenti i Ukrainës Zelensky do të mbajë sot një fjalim përpara liderëve të NATO-s. Ai theksoi nevojën që anëtarët e aleancës të bashkëpunojnë për ta trajtuar kizën së bashku.
Aleatët duhet të përpiqen më shumë, tha Stoltenberg, duke shtuar se ai pret që liderët e NATO-s të bien dakord për të përshpejtuar investimet në mbrojtje.
“Takimi i sotëm do të tregojë rëndësinë e Amerikës së Veriut dhe Europës përballë kësaj krize,” shtoi ai.
/abcnews.al