Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi sulmet iraniane në bazat irakiane që strehojnë trupat amerikane, të kryera në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një prej komandantëve kryesorë të Teheranit.
Teherani gjuajti me raketa balistike në dy baza amerikane në Irak brenda natës në aktin e parë të hakmarrjes premtuar ndaj republikës islamike për vrasjen e Qasem Soleimani në Bagdad të premten.
“Unë i dënoj sulmet iraniane ndaj SH.B.A. dhe forcave të koalicionit në Irak. NATO i bën thirrje Iranit që të përmbahet nga dhuna e mëtejshme,” deklaroi Stoltenberg .
Një zyrtar i NATO-s tha se nuk kishte viktima në misionin e saj të trajnimit në Irak, megjithëse të martën aleanca tha se po zhvendoste disa personelë për shkak të rrezikut të shtuar pas vrasjes së Soleimanit.
NATO-s ka pezulluar aktivitetet e trajnimit për shkak të rritjes së rreziqeve të sigurisë, por Stoltenberg ka thënë se do të rifillojë kur situata të përmirësohet.
Trupat amerikanë dhe aleatë të saj në Irak janë të shqetësuar se ata mund të jenë në shënjestër të Iranit ose militantëve aleatë të Irakut pas vrasjes së gjeneralit Soleiman, dhe disa vende të përfshira në misionin e NATO-s kanë larguar trupat e tyre jashtë Iranit./abcnews.al