Stoltenberg: NATO është më e fortë se Rusia

schedule12:16 - 17 Shkurt, 2024

schedule 12:16 - 17 Shkurt, 2024

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se NATO është ushtarakisht më e fortë se Rusia dhe se Aleanca e Atlantikut të Veriut është forcuar edhe më shumë.

“NATO është fuqia ushtarake më e fortë në botë sot. Ne përfaqësojmë, përafërsisht, rreth 50 për qind të fuqisë totale ushtarake në botë.

Dhe ne jemi ushtarakisht më të fortë se Rusia. Në të njëjtën kohë, mendoj se lufta në Ukrainë ka treguar se ka disa mangësi serioze.

Për shembull, kur bëhet fjalë për mirëmbajtjen, është një gjë që të gjithë kanë sisteme të avancuara të armëve, por nevojiten edhe pjesë këmbimi dhe mirëmbajtje.

Për ta thënë më qartë, municioni është i nevojshëm”, tha Stoltenberg në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai tha se qëllimi i NATO-s është të “parandalojë luftërat” dhe të mos lejojë Moskën të gjykojë gabimisht gatishmërinë e NATO-s për të mbrojtur anëtarët e saj dhe përsëriti se një sulm ndaj një anëtari të Aleancës do të nënkuptonte një përgjigje nga e gjithë aleanca.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!