Stoltenberg kërcënon Rusinë pas samitit të NATO-s: Përdorimi i kësaj arme ju kushton shumë

schedule14:58 - 24 Mars, 2022

schedule 14:58 - 24 Mars, 2022

Gjatë një konferencë për shtyp pas përfundimit të samitit të NATO-s, udhëheqësit e aleancës vlerësuan popullin e Ukrainës, duke thënë se ata kanë frymëzuar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale të Rusisë, shkruan BBC

Ata i bënë thirrje gjithashtu Putinit të ndalojë menjëherë luftën dhe të tërheqë të gjithë forcat ushtarake nga Ukraina. Stoltenberg gjithashtu shprehi shqetësimin se Rusia po përpiqet të akuzojë Ukrainën dhe aleatët e saj se po përgatiten të përdorin armë kimike. Ndërkohë që sipas tij, këto akuza janë një pretekst për të përdorur vetë armët kimike.

“Çdo përdorim i armëve kimike do të “ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit pasi do të ishte një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.” Kjo do të prekte jo vetëm njerëzit në Ukrainë, por edhe vendet potenciale të NATO-s për shkak të përhapjes së kontaminimit”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se Rusia ka përdorur armë kimikë në të kaluarën – përfshirë Salisbury. Kjo çështje nxjerr në pah rëndësinë e përfundimit të luftës, tha ai, duke shtuar se “kjo është një situatë e rrezikshme”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!