Aleatët e NATO-s kanë dorëzuar pothuajse të gjitha mjetet luftarake që i kanë premtuar Ukrainës, ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Më shumë se 98% e mjeteve luftarake të premtuara për Ukrainën janë dorëzuar”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp, duke shtuar se Kievi “tani ka aftësitë ushtarake që i nevojiten për të rimarrë territorin”.
Ai gjithashtu mirëpriti bisedën telefonike të së mërkurës midis presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, e para që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë, por tha se kjo “nuk e ndryshon faktin që Kina ende nuk e ka dënuar” pushtimin rus.
/abcnews.al