Stoltenberg bën paralajmërimin e fortë: Të përgatitemi për më të keqen përballë Rusisë

schedule15:50 - 3 Shkurt, 2022

schedule 15:50 - 3 Shkurt, 2022

Nga Erisa Zykaj

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka vlerësuar vizitën e presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski në selinë e NATO-s si një shenjë e përkushtimit për Aleancën Atlantike të Veriut.

Në konferencën përmbyllëse të takmit, Jens Stoltenberg është shprehur se që prej dy vjetësh që Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s ka provuar që është një aleat shumë i vlerësuar.
“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i një rëndësie të veçantë për NATO-n. Mirëpres rolin e Maqedonisë për promovimin e stabilitetit dhe sigurisë dhe në rajon. Kjo përfshin dhe kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionin paqeruajtës së NATO-s në Kosovë” është shprehur sekretari i pêrgjitshhëm i NATO-s.

Tema që ka zenë vend të rëndësishëm gjatë takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut ka qenë dhe përshkallëzimi i situatës në Ukrainë dhe zhvendosja e trupave ushtarake të Rusinë rreth dhe brenda në Ukrainë.

Stotelberg është shprehur, se tashmë bëhet fjalë për 100 000 trupa ruse. “Ndërkohë që ditët e fundit ne kemi parë një lëvizje të trupave ushtarake të Rusisë në Bjellorusi. Eshtë zhvendosja më e madhe e trupave ruse që prej luftës së ftohtë, që përfshin një sërë arsenalesh dhe kapacitetesh ushtarake” ka nënvizuar Stoltenberg, që sipas tij do kombinohet me ushtrimet vjetore bëthamore ruse.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s i ka bërë thirrje sërish Rusisë të ndalë përshkallëzimin. “Cdo përshkallëzim i mëtejshëm do ketë pasoja të rënda dhe do të kushtojë shtrenjtë”. NATO është e gatshme që të angazhohet në dialog dhe i kemi dërguar propozimet tona me shkrim Rusisë” ka deklaruar Stoltenberg.

Sipas tij, aleatët janë të gatshëm të diskutojnë marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë, se si mund të ulin rreziqet dhe të rrisin transparencën, kontrollin e armëve dhe çarmatimin. ‘Por nuk do të ketë kompromis për vlerat themelore të NATO-s: Të drejtën e çdo shteti të zgjedhë rrugën e tij dhe zotësinë e NATO-s për të mbrojtur dhe ruajtur të gjithë aleatët” është shprehur Stoltenberg. “ NATO vazhdon të jetë e përkushtuar për një zgjidhje politike, por ne duhet të përgatitemi për skenarin më të keq” është shprehur sekretari i përgjithshëm I NATO-s. “Dje, Shtete e Bashkuara të Amerikës deklaruan se ato do të zhvendosin trupa shtesë në Gjermani, Poloni dhe Rumani. Eshtë një angazhim i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara tê Amerikës” ka nënvizuar Stoltenberg, duke shtuar se NATO po konsideron rritjen e trupave të forcës së përgjigjjes së NATOs në pjesën e Europës Juglindore të Aleancës.

Presidenti i Maqedonisë, Dimitar Kovacevski është shrehur, se Maqedonia e Veriut është e gatshme të kontribuojë në misionet dhe operacionet e NATO-s. Presidenti Kovacevski ka cilësuar situatën përreth dhe në Ukrainë si një rrezik për sigurinë europiane dhe ndërkombëtare “ Si një anëtar i NATO-s ne i bashkohemi thirrjes që Rusia të mos përshkallëzojë situatën dhe të vazhdojë dialogun diplomatik.

Ne mbështesim propozimet e NATO-s për të patur takime tematike me Rusinë për situatën e marrëdhënieve me NATO-s, sigurinë europiane me fokus Ukrainën dhe transparencën, uljen e rreziqeve dhe kontrollin e armëve”.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut është shprehur se Maqedonia e Veriut respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe është e përkushtuar ndaj vlerave të Traktatit të Aleancës së Veriut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!