Stoltenberg: Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte historik

schedule15:20 - 15 Maj, 2022

schedule 15:20 - 15 Maj, 2022

Finlanda dhe Suedia kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e aleancës së sigurisë  dhe një lëvizje e tillë është mirëpritur nga NATO, ku ndër të tjerash Stoltenberg është shprehur se nëse të dy vendet vendosin të anëtarësohen do të mirëpriten krahëhapur, shkruan BBC.

Lexo edhe: Stoltenberg: Ukraina mund ta fitojë luftën, ofensiva e Rusisë po dështon

“Nëse do të vendosnin të ishin pjesë e aleancës, do të ishte historike dhe do të tregonte se dera e NATO-s ishte e hapur dhe se ne mposhtëm agresorin”, tha ai.

Stolterberg tha gjithashtu se Vladimir Putin dëshiron që Ukraina të mposhtet dhe Europa dhe Amerika e Veriut të ndahen, por ata janë të bashkuar dhe Ukraina mund ta fitojë luftën.

Stoltenberg tha se është e rëndësishme të theksohet se NATO do të respektojë vendimet e Finlandës dhe Suedisë, por se Turqia është gjithashtu një aleat i rëndësishëm.

“Unë jam i bindur se do të jemi në gjendje të gjejmë gjuhën e përbashkët,” tha ai.

Procesi i zgjerimit të NATO-s ka qenë një sukses i madh ndër vite dhe Suedia dhe Finlanda janë aleatët më të afërt të NATO-s edhe pse nuk janë ende anëtarë, shtoi ai.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!