“Stimulimi i thellë i trurit”, realizohet në QSUT ndërhyrja kirurgjikale tek dy pacientë me parkinson

schedule13:46 - 30 Mars, 2025

schedule 13:46 - 30 Mars, 2025

TIRANË- Një ndërhyrje e rrallë  kirurgjikale është  kryer nga mjekët e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” në  Tiranë  tek dy pacientë me parkinson, të cilëve trajtimi me ilaçe nuk po iu funksiononte.

Një 46 vjeçar dhe një 49-vjeçareje që vuanin nga kjo sëmundje prej dhjetë vitesh iu janë vendosur  elektroda në tru për stimulimin e thellë të tij.

“Është pajisje elektronike e cila ka një bateri. Ka aparatura që kanë bateri të rikarikueshme dhe  kjo është e përjetshme ndërkohë që aparatura që ne kemi  përdorur  jetëgjatësia e baterisë shkon deri në gjashtë vjet  më pas duhet ndërruar. Ndërrohet vetëm bateria e cila është  vendosur nën lëkurë në regjionin e kraharorit”, Kishin kryesisht ngadalësim në veprime, ngurtësim  të veprimit. Kishin  vështirësi në aktivetitet e jetës së përditshme të tyre të cilat fatkeqësisht me rritjen e përdorimit të medikamenteve apo përdorimin e skemave të ndryshme të mjekimit  nuk gjenin zgjidhje”

Pas ndërhyrjes  e cila për herë të parë realizohet me financim nga shteti  parashikohet përmirësim I ndjeshëm i pacientit.

Cilësia e jetës së tij rritet madje sipas mjekëve neurologë në disa raste I janë rikthyer dhe punës.

“Me realizimin e kësaj ndërhyrjeje sipas të gjitha studimeve dhe eksperiencave mbarëbotërore pritet përmirësim I rëndësishëm I shenjave klinike, pritet redukimi I medikamenteve që ato përdorin aktualisht dhe sigurisht  ngadalësimi i ecurisë së sëmundjes sepse duhet të theksojmë se sëmundja e parkinsonit është një sëmundje kronike progresive tek e cila kjo procedurë, vendosja e elektrodave për stimulimin e thellë të trurit nuk e shëron. Këta pacientë përmirësohen klinikisht. Rritet jashtëzakonisht cilësia e jetës dhe me moshat e reja tentojmë të kthejmë dhe aftësinë e tyre për punë.  Pra  një pjesë e tyre në eksperiencën botërore, kemi pasur dhe këtu, pacientë që i janë rikthyer  profesionit të mëparshëm.

Në Shqipëri parkinsoni është një sëmundje me incidencë të lartë.  Sipas studimeve në një mijë persona tetë vuajnë prej tij. Mjekët shohin me shqetësim se po preken dhe mosha të reja.

“Ka incidencë relativish të lartë, por ajo që neve na ka shqetësuar më shumë dhe na ka vënë më tepër në alarm  është fakti se  po shtohet gjithnjë  e më tepër parkinsoni  I diagnostikuar tek moshat e reja. Gjë që bën që shpejt të kemi nevojë për një spektër të gjerë medikamentesh”

Ende nuk ka një përgjigje të qartë për shtimin e të prekurve në moshë të re, por ndër shkaktarët e  parkinsonit  ashtu si dhe për  sëmundje të tjera  neurodegjenerative mjekët  rendisin  predispozitën gjenetike,  ndotjen apo  viruse të ndryshme.  Me procedurën e kryer sëfundmi  bluzat e bardha edhe në vendin tonë kanë një armë më tepër për trajtimin e pacientëve me parkinson./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!