Administratorja e kompanisë koncensionare të inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, Ariola Kodra, nuk është paraqitur sot në seancën e dytë në Kominisonin Hetimor të Inceneratorëve.
Kryetarja e komisionit Jorida tabaku i ka dhënë ultimatum Kodrës se nëse nuk paraqitet deri në drekë policia do ta marrë me forcë. Sipas Tabakut, Kodra nuk ka thënë të vërtetën në mbledhjen e parë në komision, ndërsa sqaroi se kanë siguruar prova të reja që tregojnë lidhjen e saj të hershme në biznes me Klodian Zoton dhe Stela Gugalljan. Sakaq administratores i janë kërkuar dokumente shtese dhe është njoftuar që të paraqitet sërish në Komision në orën 9.00.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku tha se “Zonjën Kodra megjithëse kemi 20 minuta që e presim, nuk është shfaqur në Komision. Unë i kërkoj stafit të Komisionit Hetimor që të vendosemi në kontakt me të. Të gjejmë një numër telefoni, ta rithërrasim edhe një herë në drekë, në thirrjen e trete, nëse nuk paraqitet, për zonjën Kodra ne do te bëjmë të njëjtën procedure qe propozuam për z. Loran Dusha, do njoftojmë shërbimet e policisë“, tha Tabaku.
Lexo edhe: Inceneratori, Tabaku s’kursen administratoren: Keni paga 7 mijë euro, 3 herë më të larta se tregu
“Për zonjën Kodra do njoftojmë shërbimet e policisë për ta sjellë me forcë. Pas njoftimi që unë bëra për të bërë kallëzime për personat që nuk sjellin informacione ne kemi një fluks informacionesh. I kërkoj PS kërkesën për zotin Artan Rama për të dëshmuar në këtë komision. Unë besoj se PS mund të ketë reflektuar. Zonjës Ariola Kodra i kërkuam disa dokumente dhe të vijë e s’ka ardhur.
Unë jam vendosur në dijeni të shumë fakteve të reja të lidhjes së zonjës Kodra me pronarët e inceneratorit, jam vendosur në dijeni në lidhje me fakte të lidhjeve të hershme të biznesit të saj me pronarët e inceneratorit, për të cilat në komision ajo nuk po them se po gënjeu por tha të pavërteta. Ne jemi duke pritur ende informacion për pjesën financiare të kompanisë. Stafit i kërkoj t’i nisim një kërkesë tjetër në të kundër të drekë do i kërkojmë policisë ta sjellë me forcë”, tha ajo.
/abcnews.al

