Me anë të një deklarate për media NATO konfirmoi stërvitjen e përbashkët ushtarake në Norvegji gjatë muajit tetor. Kjo stërvitje e përbashkët që konsiderohet si më e madhja që nga viti 2002, vjen pas stërvitjes së përbashkët mes trupave ushtarake kineze dhe ruse në muajin Shtator në Siberi.
Konsiderohet si simulimi më i madh i trupave ushtarake të NATO-s në më shumë se një dekadë. Kjo për të treguar gjendjen e gatishmërisë pas shfaqjes së forcës ushtarake të Rusisë dhe Kinës.
Sipas burimeve të NATO-s, stërvitjet ushtarake do të bëhen në Norvegji dhe pritet të nisin brenda këtij muaji. Në këto stërvitje do të përfshihen 45 mijë trupa ushtarakë, 150 avionë, 60 anije dhe 10 mijë automjete ushtarake nga 29 vende anëtare të NATO-s.
Kjo stërvitje e përbashkët që konsiderohet si më e madhja që nga viti 2002, vjen pas stërvitjes së përbashkët mes trupave ushtarake kineze dhe ruse në muajin Shtator në Siberi.
Edhe Suedia e Finlanda, pavarësisht se nuk janë vende anëtare të NATO-s do të marrin pjesë në këtë stërvitje të përbashkët.
Në një deklaratë për mediat thuhet se kjo stërvitje ka si objektiv që të japë sigurinë se forcat ushtarake të NATO janë të trajnuara dhe në gadishmëri për të bashkëpunuar si dhe për t’u kundërpërgjigjur ndaj cdo kërcënimi.
Rusia ka refuzuar fetësn për të dërguar vëzhguesit e saj në këtë stërvitje të përbashkët.
Në një dekaratë të mëpërshme sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltneberg, u shpreh i shqetësuar për ndërhyrjet ushtarake ruse në Ukrainë dhe Gjeorgji. Por dhe për përkrahjen ndaj Asadit në Siri si dhe për përforcimin e forcave detare ushtarake ruse në Mesdhe./abcnews.al