Stërvitja e NATO “Defender ‘25”/ Durrës, operacion i simuluar në det i forcave ushtarake

schedule17:18 - 5 Qershor, 2025

schedule 17:18 - 5 Qershor, 2025

Deti Adriatik pranë brigjeve të Durrësit u kthye këtë të enjte në skenën e operacioneve ushtarake komplekse.

Anijet e forcës detare shqiptare, u nisën nga porti të shoqëruara nga dy anije të marinës amerikane me trupa të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara.

“Në këtë stërvitje në kuadër të Defender marrin pjesë forcat tokësore, detare dhe ato ajrore të Shqipërisë, në krah të trupave të NATO-s ku do të zhvillohet një incident të det. për herë të parë Shqipëria demonstron edhe me dronë bajraktarë.”

Komandanti i Forcës Detare shpjegon rëndësinë e kësaj stërvitje në Detin Adriatik dhe rolin kyç të flotës shqiptare.

“Çdo dislokim bëhet nga deti në tokë, të paktën në rajonin tonë dhe jemi të qartë mbi kapacitet që kemi. Ne stërvitjet e këtij lloji që kemi zhvilluar ne 2021 dhe 2023 kemi testuar kapacitetet pritëse ne bregun e detit. E rëndësishme për t’u kuptuar se infrastruktura portuale është me rëndësi për të bërë një kalim të shpejtë ne kohë.”

Një operacion i tillë zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.

“Ne marrim pjesë me dy anije të klasit iliria, dy anije arkenxhel, ka filluar stërvitjet para një jave ne Mal të Zi.”

Gjatë udhëtimit me anijen Oriku, kapiteni i rangut të dytë Edison Hoxha jep detajet e operacionit stërvitor.

“Demonstrim për ndalimin e një anije. Roli i anijes që thyen embargon ose futet kontrabandë luhet nga anija Lisus. Për realizim e këtij bordingu kemi pjesëmarrjen e flotës amerikane me dy anije të shpejt.”

Vlerësohet si operacion kompleks, pas kërkon sinkronizim mes forcave shqiptare dhe palës amerikane.

“Gjatë rrugës siç e shikoni, ne po zhvillojmë edhe seriale të tjera stërvitore, siç patë tani eksportimin e një anije të nivelit të lartë qe mund të transportojë trupa ose ngarkesa më vlerë të lartë”

Lëvizjen e anijeve të flotës shqiptare dhe dy anijeve amerikane i ndjek në çdo hap në një lartësi të madhe nga ajri droni bajraktar, i cili dokumenton me pamje flilmike të gjithë operacionin.

“Është aktualisht lart, ne nuk e shohim, por ai po. I gjithë operacioni është i monitoruar nga droni.”

Sapo mbërrijnë më pikën e planifikuar për demonstrimin, operacioni nis menjëherë.

Të parët që afrohen drejt anijes së dyshuar janë dy helikopterë e Forcës Ajrore.

Pasi anija ndalohet, trupat e forcave speciale zbresin nga helikopteri në bordin e anijes për të marrë kontrollin

Më pas, është radha e demonstrimit të forcës detare. Trupat e njësisë speciale afrohen drejt anijes së dyshuar dhe ngjiten në bordin e saj për të neutralizuar situatën.

Në përfundim, komandanti i Forcës Ajrore Gjeneralmajor Ferdinand Dimo e cilëson stërvitjen e forcave shqiptare krah atyre amerikane si të suksesshëm.

“Forcat e armatosura ose stërviten për të shkuar në luftë ose janë në luftë. Për shkak të karakterit ndjenjës dhe dashurisë për flamurin dhe vendin, veprimet tona i sinkronizojmë me risk sa më të vogël. Tashmë jemi një trupë e mirë stërvitur mirë.”

Në Shqipëri zhvillohet etapa e dytë e Defender ajo e reagimit të menjëhershëm. Marrin pjesë 1400 trupa, 154 prej tyre amerikanë dhe një pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Pasi përshkuam rreth 6 milje ne det me anijen e Forcës Detare Oriku, po i afrohemi Portit të Durrësit nga aty ku u nisem për të ndjekur në det operacionin stërvitor. Si një nga vendet pritëse Shqipëria luan një rol kyç në garantimin e operacioneve “Defender 2025.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!