Sterling-Guardiola ballë për ballë

schedule10:35 - 12 Tetor, 2021

schedule 10:35 - 12 Tetor, 2021

Sulmuesi anglez,  Raheem Sterling është takuar me Guardiolan për të diskutuar rolin e tij brenda ekipit, raporton The Sun.

Sterling, i cili ka filluar vetëm 4 nga 11 ndeshjet që Manchester City ka luajtur këtë sezon, nuk është i kënaqur me numrin e minutave që po luan dhe dëshiron të dijë nëse kjo situatë do të përmirësohet para se të negociojë rinovimin .

Anglezi, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023, është një nga dëshirat e Barcelonës për të forcuar skuadrën e saj, me katalanasit që po ndjekin me kujdes situatën e tij. /abcnews.al