Raheem Sterling po refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Manchester City. Aktualja i përfundon më 30 qershor 2023 dhe “Qytetarët” po tentojnë ta bindin.
Kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi sulmuesi anglez kërkon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe momentalisht nuk e ndjen diçka të tillë në ekipin e Pep Guardiola.
Veç kësaj, Sterling joshet edhe nga ideja për të luajtur me Barcelonën. Katalanasit e kanë si objektiv dhe duan ta transferojnë sulmuesin që në janar. /abcnews.al