Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë këtë të enjte para trupit gjykues në GJKKO, ku nis gjykimi në themel për dosjen ‘Sterilizimi’. Gazetari i Abc News, Ermal Vija raporton se seanca e radhës është shtyrë më 2 tetor.
Beqaj dhe avokatet e tij kërkuan të bëhet verifikimi i fashikujve hetimorë të SPAK me ato që kanë mbërritur në gjykatë.
Gjatë seancës, Beqaj iu drejtua prokurorëve me fjalët “ edhe për njoftimin e akuzës duhet te paguajma, s’është puna tek vlera se është qesharake, por them si logjikë”
Ish-ministri i Shëndetësisë do të gjykohet me procedurë të zakonshme për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
“Për mua çdo lloj trupe gjyqësore në këtë seancë është e paligjshme, nuk e kam me ju personalisht”, mësohet të jetë shprehur Beqaj, ndërsa pretendoi se akuza e re ndaj tij nuk i është komunikuar.
“Është një situatë paligjshmerie, pasi nuk kam asnjë njoftim akuze nga Prokuroria për vjedhje, jam njoftuar vetëm për shpërdorim detyre” tha ai.
Ish ministri gjykohet nga gjyqtarët e posaçëm, Rudina Palloj, Irena Gjoka, Erjon Çela./abcnews.al

