Partizani ka nisur merkaton dhe dy lojtarët e parë që kanë nënshkruar janë Valentino Murataj dhe Stenio Junior. Të dy ditën e sotme kanë dalë para mediave dhe kanë folur për eksperiencën e re që do të nisin me “demat e kuq”.
MURATAJ – “Normalisht që është një ndjesi e veçantë të kthehem te Partizani, pasi kam qenë te moshat në të shkuarën. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij projekti të ri. Ndjehem shumë i vlerësuar që stafi dhe presidenca kanë bërë të mundur këtë transferim. Shpresoj t’ia dal me sukses dhe të shkojmë drejt objektivave që ka klubi.
Normalisht unë kam pasur dëshirë që në fëmijëri të jem pjesë e Partizanit, në ekipin e parë. Duke ditur që Partizani është një nga klubet më të mëdha në Shqipëri është shumë e vështirë nga moshat ta bësh atë hapin e madh. Tani kam eksperiencën e duhur që ta përballoj këtë stemë dhe jam shumë i lumtur që jam pjesë e Partizanit.
Konkurrenca? Nuk i trembem, pasi çdo lojtar ka rëndësinë e vet në ekip. Konkurrenca i bën shumë mirë skuadrës. Nëse nuk ka konkurrencë ekipi nuk mund të kthehet si përpara. Jemi një grup lojtarësh të rinj dhe njihemi.
Madje i falënderoj çunat dhe stafin që më kanë mbështetur në këto ditë të para për t’u ambientuar me ekipin. Keqardhje që nuk u bashkuat me Partizanin në verë? Normalisht që më vjen keq, por më mirë vonë se sa kurrë. Kështu që jam shumë i lumtur që jam pjesë e Partizanit”.
STENIO JUNIOR – “Partizani më ka kontaktuar katër vite më parë. Kisha disa probleme, kisha kontratë dhe Shkëndija nuk më lejonte të largohesha falas. Tani jam këtu dhe jam i lumtur, pasi kam ardhur në një klub të madh në Shqipëri. Gjithashtu do mundohem të bëj gjithçka që ekipi kërkon nga unë. Gjendja ime? Jam stërvitur këto dy muajt e fundit dhe ndihem mirë. Do përpiqem të jap formën maksimale. Shpresoj ta bëj këtë sa më shpejt”. /abcnews.al