Nga Leontina Nika
Stefan Çapaliku përmbledh në një libër misteret e piktorit italian nëpër Shqipërinë e viteve 40-të. Libri “Renzo Collura, një artist i humbur në Shqipëri” hedh dritë mbi piktorin e altarit të kishës Françesakane, po aq sa edhe mbi muzën e frymëzimit të tij , shqiptares së bukur Benardina Qerraxhija
Kanë qenë këto impresione, të marra në familjet shkodrane që e çuan Stefan Çapalikun që të përmbledhë në një libër artistin e humbur në Shqipëri, italianin Renzo Collura.
“Kam hyrë nëpër shpiat e disa shkodranëve dhe kam pyet, po kjo piktura këtu. Aty kam ndesh për herë të parë emrin e Collura-s.”
Rrugëtimi i djaloshit italian Renso Collura në Shqipëri, nis me frontin e luftës italo – greke në vitet ’40.
“Edhe pse lufta është quajtur italo-greke por fushëbeteja ka qenë Shqipëria. Më vonë, në 1941 gjurmët e Collura-s na çojnë në Athinë…”
Rrethanat e mbërritjes në vitin 1943 në kryeqendrën e veriut, Shkodër janë të panjohura, por dera që i hapet dhe e mirëpret, ishte ajo e Françeskanëve, shpjegon Capaliku
Qytetarët Shkodranë, aso kohe shijojnë mjeshtrin e pikturimit në murale për së gjalli dhe më pas i kërkojnë që të pikturojnë portretet e të afërmve, të cilët na kanë mbërritur deri më sot e që janë përfshirë në këtë botim.
“Në një farë mënyrë, bahet edhe dëshmi e antropologjisë së Shkodrës së atyre viteve.”
Në kopertinë, është përzgjedhur muza e frymëzimit të Renzo Collurës, Benardina Qerraxhija, i cili u njoh me të në Durrës, në periudhën e tretë të qëndrimit nëpër Shqipëri, e ku ai priste që të riatdhesohej në Itali.
“Ajo është një figurë shumë e bukur, merrte pjesë nga teatri e më pas si trajnere volejbolli, si notare. Nuk e di nëse takimi mes tyre bëhet diku në teatër apo jo. E rëndësishme është që ato bashkëpunojnë.”
Në këtë libër Renzo Collura ishte në kontakt me gjithë artistët e kohës në Shqipëri.
Por, figura e tij bëhet e rëndësishme, pas largimit në Itali e cila dëshmohet nga studiues të rëndësishëm si dhe nga i biri piktori Atheos Collura, i cili dëshmon se Shqipëria la gjurmë të rëndësishme si piktor, madje ai mbajti të lidhura fijet me të përmes arbëreshëve.
Në Siçili, po punohet, për ngritjen e një muzeu, gjithashtu çdo vit jepet një çmim me emrin e tij, që stimulohen talentet e reja. /abcnews.al/