Statuti PD/Paloka: Propozime për riorganizim të partisë

schedule15:25 - 12 Mars, 2018

schedule 15:25 - 12 Mars, 2018

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka tha për ABC News se në këto ditë pune derimëtani të grupit të ngritur për mbledhjen e propozimeve për statutin e partisë demokratike, rol kanë luajtur edhe raportet e analizës së degëve, të cilat mbartin propozime të ndryshme për riorganizimin e partisë.

I ngritur me propozim të kryetarit Lulzim Basha dhe miratim të kryesisë së Partisë Demokratike, grupi i punës i paracaktuar për mbledhjen e propozimeve lidhur me statutin e partisë ka nisur punën.

Pjesë e këtyre propozimeve janë Platforma për ringritjen e PD që mban firmëtarë disa figura të vjetra të partisë si Astrit Patozi dhe Ridvan Bode si dhe projektstatuti që mban firmën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri prej nëntorit 2017, kur partia demokratike ishte ende në proces analize. Sa i përket kësaj të fundit.

Nënkryetari i Partisë Edi Paloka konfirmon se raportet janë për përdorim të brendshëm të Partisë e cila konkluzionet do i japë për çdo degë.

Grupi i punës pritet të përfundojë mbledhjen e propozimeve Brenda datës 22 mars ku më pas ngarkohet departamenti ligjor për shqyrtimin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!