Statuti i plotë, Berisha mori vulën e PD, vendimet që legjitimoi sot gjykata: Shkarkime masive

schedule12:03 - 25 Mars, 2022

schedule 12:03 - 25 Mars, 2022

Sot Gjykata e Tiranës ka vendosur të regjistrojë ndryshimet statusore të dala nga Kuvendi i Partisë Demokratike të 11 Dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha dhe Grupi i Komisionit të Rithemelimit.

Me këtë vendim, Gjykata e Tiranës, zyrtarisht dhe ligjërisht njeh vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD-së, për ndryshimet që i hapin rrugë primareve brenda partisë, fuqizimin e anëtarësisë, legalizimin e fraksioneve si dhe përcaktimin e largimit të kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa për zgjedhjet lokale kryetari duhet të votëbesohet.

Po kështu, me regjistrimin e statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit, Partisë Demokratike i rikthehet logo e vjetër e partisë, bashkë me simbolet e tjera si vula apo flamuri.

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, thotë se me vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës partia do t’u kthehet demokratëve.

“Gjykata sot mori vendimin e paralajmëruar dhe vendosi t’u kthejë demokratëve partinë e tyre. Është fitore e madhe për të gjithë demokratët, është zyrtarizuar ajo që kemi thënë që në krye të herës. Sot ka vetëm një Parti Demokratike që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit dhe është e certifikuar me vendim gjykate”, u shpreh Ivi Kaso. “Juridikisht selia e Partisë Demokratike do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit”, theksoi Kaso.

Nga ana e saj Partia Demokratike hodhi akuza se vendim i sotëm do të ishte i papranueshëm pasi dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë më 18 dhjetor 5004 delegatë të PD zhbënë çdo vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit, përshirë shkarkimin e kryedemokratit e ndryshimet e statutit të miratuara në Kuvendin e Berishës. Po ashtu, delegatët i dhanë besimin Bashës për përjashtimin e Berishs nga funksionet drejtuese në PD. Demokratët miratuan ndalimin e çdo personi të shpallur ‘non grata’ që të marrin funksione drejtuese në parti.

Disa ditë më parë gjykata regjistroi statutin e Bashës të korrikut 2021.

Kuvendi i 17 korrikut, ku u miratuan të gjitha propozimet e Lulzim Bashës

Kuvendi i 17 korrikut solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.
Basha nuk kishte asnjë propozim në lidhje me mandatin e kryetarit (në ndryshim nga Berisha).
Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.
Në zgjerimin e Kryesisë është përfshirë edhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar, Kryetarin e Bordit Financiar, Kryetarin e Komisionit Zgjedhor dhe Kryetarin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikes.
Në këtë kryesi është ruajtur edhe respektimi gjinor, ku jo më pak se 30 % e anëtarësisë të jetë grua.
Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene.

Ndryshimet në statutin e PD në Kuvendin e Sali Berishës

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, në vend të çlironin energji të reja, centralizuan pushtetin në duart e kryetarit duke ja marrë pushtetin organeve kolegjiale.
Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.
Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.
Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.
Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre por nuk u merr dot tagrat dhe nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.
Duke riformatua në madhësi organet për ti bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.
Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.
Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.
Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

 

Kush janë të gjithë drejtuesit e PD që konsiderohen të shkarkuar pas vendimit të Gjykatës së Tiranës

KRYETAR

Lulzim Basha (I dorëhequr)

SEKRETAR i PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

NËNKRYETAR

Enkelejd Alibeaj (I komanduar kryetar)

Agron Gjekmarkaj (I dorëhequr)

Jorida Tabaku

Grida Duma  (e dorëhequr)

KRYETAR i KËSHILLIT KOMBËTAR

Arta Sakja

KRYETAR i KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka (e dorëhequr)

KRYETAR i KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETAR ORGANIZATIV

Flamur Hoxha

SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK

Jonila Godole

SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN

Greta Bardeli

SEKRETAR i KOORDINIMIT ELEKTORAL

Taulant Zeneli

SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE

Orjela Nebiaj

SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL

Endri Hasa

SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE

Indrit Sefa

SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN

Kreshnik Çollaku

SEKRETAR PËR DECENTRALIZIMIN DHE PUSHTETIN VENDOR

Roland Bejko

SEKRETAR i MARRËDHËNIEVE ME JASHTË

Gentian Gaba

ZËDHËNËS

Ina Zhupa

ANËTARË TË ZGJEDHUR

Agron Kapllanaj

Dhurata Tyli (Çupi)

Ervin Salianji

Fitim Zekthi

Gazmend Koduzi

Gert Bogdani

Helidon Bushati

Juela Hamati

Lindita Metaliaj

Orjola Pampuri

Taulanda Jupi

Tomor Alizoti

Xhemal Gjunkshi

Xhelal Mziu

/Abcnews.al/