STATISTIKAT/ “Lufta” për të ndaluar shqiptarët të hyjnë në Angli, qeveria britanike ka dështuar edhe me kontrollin e migracionit të ligjshëm

schedule11:36 - 25 Nëntor, 2022

schedule 11:36 - 25 Nëntor, 2022

Shifrat e reja të publikuara këtë javë tregojnë se migrimi në Mbretërinë e Bashkuar është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz (504.000) hynë në Britani gjatë këtij viti deri në qershor.

Rekordi i mëparshëm ishte 390.000 në vitin 2015.

Sipas medieve britanike, këto shifra janë tronditëse për disa arsye.

E para është numri i lartë i emigrantëve i cilësuar si historik, shkruan abcnews.al.

Asnjë vend nuk mund të pranojë emigrantë të paligjshëm në përmasa dhe shpejtësi të tillë pa u bërë një vend rrënjësisht i ndryshëm.

Arsyeja e dytë, shkruan The Sun, janë gënjeshtrat e shitura nga të gjitha palët.

Kur donte votat e qytetarëve, David Cameron premtoi të zvogëlojë migrimin nga qindra mijëra në vit në dhjetëra mijëra.

Por ai kurë nuk iu afrua qëllimit.

Megjithatë sa herë që politikanë duan vota, thonë të njëjtën gjë, vijon The Sun.

Ed Miliband bëri fushatë për të qenë kryeministër me një premtim për të ulur migrimin neto.

Natyrisht, siç bënë Theresa May, Boris Johnson dhe çdo njëri prej qindra politikanëve të tjerë që kanë kërkuar votën e qytetarëve në vitet e fundit.

Asnjëri nuk iu afrua qëllimit.

Ndërsa në vitin 2018 vetëm disa qindra njerëz kaluan Kanalin me varka ilegalisht nga Franca, këtë vit 33,000 persona e kaluan Kanalin vetëm në nëntë muajt e parë të 2022.

Një e treta e tyre ishin nga Shqipëria.

Megjithatë, edhe kjo nuk i shpjegon këto shifra të mëdha.

E vërteta është se ato vijnë nga paaftësia e një sistemi të tërë.

Veçanërisht Home Office dhe mosgatishmëria e qeverisë për të bërë atë që është e nevojshme për t’i bërë kufijtë të sigurt.

Nuk është vetëm fakti që qeveria nuk e ka kontrolluar migrimin ilegal.

Këto shifra tregojnë se ata nuk e kanë kontrolluar as migracionin legal.

Pjesa më e madhe e rritjes masive të migrantëve vjen nga rritja e vizave studentore, shkruan abcnews.al.

Zyra e Kryeministrit iu përgjigj shifrave me deklaratën e pashmangshme: “Kryeministri ka thënë se dëshiron që migrimi neto të zvogëlohet”.

Ata vazhdojnë duke thënë: “Ka disa rrethana të paprecedentë dhe unike që kanë një ndikim të rëndësishëm në këto statistika”.

Çdo vit sjell disa ngjarje “të paprecedentë”.

Pyetja është: Pse mendon qeveria se ngjarje të tilla duhet të nënkuptojnë gjithmonë më shumë migrim?

Për shembull, nga ata që janë këtu vërtet për arsye azili, sa do të kthehen në vendet e tyre të origjinës kur ose nëse situata jashtë përmirësohet?

Ndoshta shumë. Ndoshta shumë pak. Dëshmitë e kaluara sugjerojnë këtë të fundit.

Megjithatë, Home Office duket se mendon se Britania ka një aftësi të pafundme për të akomoduar njerëzit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!