Statistika skandaloze e Courtois, një në dy gjuajtje i rrëshqet nga duart!

schedule19:09 - 22 Tetor, 2019

schedule 19:09 - 22 Tetor, 2019

Reali i Madridit po has probleme në këtë fillim sezoni. Dëmtimet kanë bërë të vetën dhe lojërat e ekipit nuk kanë qenë pozitive. Situata e “Los Blancos” në Champions League është e keqe dhe Reali ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve të para.

Thibaut Cuortois është një ndër lojtarët më të kritikuar. Portieri belg u rikthye titullar në humbjen 1-0 kundër Mallorcës. AS ka publikuar një statistikë pothuajse të pabesueshme në lidhje me Courtois.

27-vjeçari ka pësuar 12 gola në total në këtë fillim sezoni në 24 goditje që kundërshtarët kanë bërë drejt tij, teksa ka arritur të ruajë portën të paprekur vetëm në ndeshjen kundër Sevillas. Një statistikë e tillë konfirmon formën e dobët që po kalon portieri i Belgjikës. /abcnews.al