Dikur quhej Liga e Kampionëve, por prej vitit 1992 njihet me emrin Champions League. Kompeticioni më i rëndësishëm për klube dhuron gjithmonë spektakël, gola shumë të bukur dhe shumë polemika.
Atalanta mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 17-të kundër Real Madrid, sfidë që u luajt mbrëmjen e kaluar. Arbitri gjerman u nxitua për ndëshkimin e Remo Freuler, teksa nuk tentoi as të shikonte pamjet në VAR.
15 – Real Madrid have seen their opponents receive a red card on 15 occasions in the knockout stages of the Champions League, the joint-most for any team alongside Barcelona. Tradition. pic.twitter.com/cI3eLKf2Qn
— OptaJean (@OptaJean) February 24, 2021
Vendim që ndikoi për keq për ekipin italian, teksa Reali fitoi 0-1 falë golit të Mendy në minutën e 86-të. Ky ishte rasti i 15-të që një kundërshtar i “Los Blancos” në ndeshjet me eliminim direkt, ndëshkohet me karton të kuq.
E njëjta shifër edhe për Barcelonën që prej kohës kur formati i këtij turneu mori emrin Champions League. Në rrjetet sociale ka nisur ironia në lidhje me dy klubet e mëdha spanjolle, prej kohësh të akuzuara për favorizime arbitrare.
Një statistikë lidhet edhe me faktin që Reali dhe katalanasit janë dy ndër skuadrat që kanë luajtur më shumë ndeshje në fazat me eliminim direkt. /abcnews.al