Ka startuar mbrëmjen e 13 shkurtit 2018 në ABC News emisioni më i ri “Provokacija”, drejtuar nga Mustafa Nano. Në hyrje të tij gazetari Nano ka folur për ato që do të ndodhin në këtë emision. Sipas tij nuk do të ketë sherre dhe akuza të ngritura kuturu. Do ketë debat publik dhe mbrojtje të qëndrimeve.
Të ftuarit në episodin e parë të këtij emisioni kanë qenë:
1. Koço Kokëdhima
2. Mesila Doda
3. Arjan Curi
4. Mentor Nazarko.
Kryetari i Partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për zhgënjimin e tij më të madh që është Partia Socialiste. Sipas tij kjo parti ka rënë në duart e një mafie, e cila ka braktisur dhe kauzat e saj.
Mesila Doda ka folur për deklaratat nacionaliste të presidentit grek.
Ndërsa publicisti Arjan Curi ka folur për nacionalizmin e elitës greke.
Mentor Nazarko ka folur për Ermal Metën/abcnews.al