Start perfekt me Interin, Thuram vëzhgohet nga dy klube të mëdha

schedule11:23 - 26 Shtator, 2023

schedule 11:23 - 26 Shtator, 2023

Sulmuesi francez i Interit, Marcus Thuram, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij me fanellën zikaltër këtë sezon.

Thuram u transferua tek Inter në merkaton e verës me parametra zero dhe paraqtijet e tij të mrekullueshme deri më tani, sigurisht që do të tërheqë blerës potencial nga Europa.

Chelsea dhe Real Madrid janë dy klubet të cilat kanë nisur të vëzhgojnë nga distance sulmuesin 26-vjeçar, pasi francezi shihet si një përfocim të duhur në repartet sulmuese ku dy klubet po hasin vështirësi.

Megjithatë, Inter do të shohë deri në fund të sezonit se si do të jetë ecuria e Thuram, pasi nëse ecën me këto rimte, francezi mund të konfirmohet dhe të qëndrojë zikaltër./h.ll/abcnews.al