Starova: Në derbi janë të tre rezultatet, do të ndikojnë mungesat

schedule22:52 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 22:52 - 12 Dhjetor, 2019

Sulejman Starova është nga të paktët persona që i njeh shumë mirë të dyja skuadrat e kryeqytetit, Partizanin dhe Tiranën. Një ditë para derbit, Starova është i ftuar në “Pressing”, në ABC News, aty ku ka folur për derbin e kryeqytetit.

Për situatën e klubeve të kryeqytetit, Starova tha: “Është katër gola para Partizanit, e njëjta histori si vjet. Tirana ka edhe shtatë gola të pësuar më shumë se Partizani. Partizani e humbi mundësinë për t’u shkëputur në krye përballë Bylisit. Rivalët e tjerë janë afruar.

Mungesa kanë të dyja skuadrat, Trashi, Telushi, Broja, Hasani, Cobinnah, e shumë mungesa tjera. Nga ana tjetër, Tirana ka problem stolin, që e ka problem kryesor. Largimi i Ahmataj, trajner i përkohshëm. Partizani ka pasur anën difensive, por dhe aty është lëkundur, sidomos ndaj Ballshit.

Golat e shënuar nga Ballshi ishin gabime të Partizanit. Këto gjëra mund të harrohen në derbi dhe janë të treja rezultatet. Tirana ka pësuar gola më shumë se të gjithë, duhet ndjekur me shumë interes si do të luajë në derbi”./abcnews.al