Starova: Kërkesat për dorëheqjen e Bashës të parakohshme, zgjedhjet në PD të nxituara

schedule21:23 - 17 Maj, 2021

schedule 21:23 - 17 Maj, 2021

Kreu i Bashkimit Liberal Demokrat, Arjan Starova i ka cilësuar si të parakohshme kërkesat për dorëheqjen e Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

I ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Starova theksoi se është gjithashtu veprim i nxituar mbajtja e zgjedhjeve për kryetar në Partinë Demokratike. Sipas tij, PD duhet të bëjë një analizë të thellë.

“Kërkesa për dorëheqjen e Bashës është e parakohshme, por nga ana tjetër për sa kohë fakti i zgjedhjeve është apo jo masakër s’ka mbaruar pse nxitojmë për të shpallur zgjedhje në 13 qershor.

Me këto që thashë duhet të vë në dukje një fakt të madh. PD, koalicioni më saktë duhet të bëjë një analizë të gjerë lidhur me zgjedhjet. Jo të tërë janë ekspertë. Një proces fakt mbledhës ekziston. Basha ka thënë se nëse pranoni masakrën u në jam dorëheqjen. Më duket pak absurde. Këto zgjedhje s’kanë qenë normale. Jam i bindur për këtë. Unë e di që është hajdut, por se kapëm dot. Prandaj them që duhet një analizë. Të tëra këto kërkojnë kohë dhe kjo mund të shtynte edhe kërkesën për dorëheqje,” tha Starova. g.v/abcnews.al