“Në këtë fazë, Bashkimi Evropian nuk ka asgjë për të shpallur në lidhje me ndonjë dialog të ardhshëm të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Komisionit Evropian. Peter Stano, pasi u pyet nga gazetarët se kur mund të pritet vazhdimi i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, pas takimeve të veçanta që kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borell pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Presidenti Vuçiç kishte shprehur se priste një ftesë nga Brukseli së shpejti dhe shprehu nevojën për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit në Kosovë.
Borrell ka nënvizuar se stabiliteti i vazhdueshëm dhe paqja në rajon janë të mundura vetëm përmes procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve./abcnews.al