FSHF doli sot me një njoftim dhe bëri me dije se klubet dhe personat që përfitojnë nga paketa e tyre financiare, e programuar për këtë moment të vështirë ku futbolli është ndalur. Klubet që përfitojnë janë të pakta, e gjithë Superiorja, së bashku me Vllazninë që është SH.A me pronare bashkinë Shkodër.
Ka edhe klube si Apolonia, Elbasani e Kastrioti që janë SH.A. dhe do të përfshihen në paktën e ndihmës që FSHF do aplikojë, por ka ka shumë dritëhije për klubet që menaxhohen nga bashkitë. Vllaznia përfiton, kurse klubet e tjera, shumica, të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, jo. Ndoshta vetëm prej faktit që shkodranët e kanë kthyer klubin në SH.A, por me pronar shtetin.
FSHF ende nuk ka publikuar një listë të klubeve që përfitojnë dhe ka shumë vend për aludime. Klubet që menaxhohen nga bashkitë, në fakt i kanë të parashikuara fondet për pagat dhe shpenzime të tjera në buxhetin e parashikuar për këtë vit. Kështu FSHF ka menduar të ndihmojë vetëm pjesën tjetër të klubeve.
Gjithashtu do të përfitojnë edhe akademitë, që për momentin kanë ndalur punën e tyre dhe sikurse dihet, aty janë shumë trajnerë dhe një pjesë e tyre nuk kanë një punë të dytë. FSHF u gjendet pranë atyre, sikurse edhe futbollit të femrave, që është pjesë e kësaj pakete ndihmash. Gjithsesi ka një problem në gjithë këtë, edhe pse FSHF ka vullnetin e mirë për të ndihmuar në një moment të vështirë.
LEXO EDHE: FSHF vë pikat mbi “i”, kush përfiton nga paketa e ndihmës financiare
Kjo mënyre ndihme është selektive. Pavarësisht mënyrës së si klubet janë të organizuara, ato janë të gjitha anëtare të FSHF dhe fondet e saj po shpërndahen vetëm për një pjesë të klubeve, që nuk është e drejtë. Ata që e pësojnë në këtë mes janë sportistët dhe stafet teknike, që janë pjesë e këtyre klubeve të përjashtuar nga paketa e ndihmës.
Në këtë moment, ata janë lënë në baltë nga shteti, sikurse klubet e tjera që nuk po ndihmohen. Për sa kohë nuk marrin paratë që u takojnë, për shkak të burokracive, pasi Degët e Thesarit nuk kalojnë fondet, ndoshta FSHF do të duhet ta shohë situatën me sy tjetër dhe të mos veprojë me standardin qeverisë. Në këtë moment janë të gjithë futbollistë dhe trajnerë, jo futbollistë e trajnerë privatë dhe futbollistë e trajnerë bashkish. /abcnews.al