“Stand up comedy”, i riu zbulon detaje nga trendi që “ka pushtuar” kryeqytetin: 95% e gjërave janë të vërteta

schedule10:19 - 9 Qershor, 2023

schedule 10:19 - 9 Qershor, 2023

“Stand up comedy” janë kthyer në një nga trendet e momentit në kryeqytet. Një nga të rinjtë që po korr shumë sukses në klube është dhe Dario Haruni, i cili i ftuar në “ABC e Mëngjesit” ka treguar se si nisi rrugëtimin si komedian.

Unë jam i ri në zhanrin e ‘stand up comedy’. Është ndoshta hera e 12-të që performojë në veçanti në një klub komedie, por në zhanrin e komedisë në përgjjithësi jam më i regjur. Kam pasur një faqe Youtube ‘Kulla e Rrojës’, ku brezi i adoleshentëve që nga emri i një reviste të njohur të një organizate fetare dhe përveç kësaj imitonte grupin e njohur amerikan Jackass, që bënin akte tepër provokuese në publik. Për shembull, një video e famshme, ku unë dal me krah ëngjëlli në mes të Tiranës. Madje, kam marrë shumë kërcënime”, u shpreh ai.

Më tej, Dario ka ndarë detaje dhe shfaqjeve që jep, duke zbuluar se ngjarjet janë krejtësisht të vërteta.

“95% e gjërave që them janë histori të vërteta dhe thjesht jap një 2% në fund për ta bërë më komike si situatë. Ajo situatë mund të jetë shumë tragjike. Nuk nisem shumë nga çfarë është virale, nisem shumë nga çfarë më prek mua. Edhe ndodh që ajo që më prek mua të ketë atë kuptimin për të tjerët. Ndonjëherë, ajo që është personale i ngacmon të tjerët, ndonjëherë nuk i ngacmon dhe më duhet ta reformojë veten”, tha i riu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!