Stafi i spitalit të Lezhës po trajnohet për ndihmën e parë

schedule13:24 - 3 Maj, 2018

schedule 13:24 - 3 Maj, 2018

Mjekët e urgjencës dhe reanimacionit në Lezhë do t’i nënshtrohen disa trajnimeve për dhënien e ndihmës së parë. Pjesa më e madhe e personelit janë të pa specializuar për të ofruar këtë shërbim dhe sipas drejtorit të Spitalit të Lezhës, Leon Kaza, nuk mjafton vetëm diploma për të shpëtuar pacientët në minutat e para.

Ndihma e parë shpëton jetë. Nëse nuk ofrohet nga mjekët siç duhet, vihet në rrezik pacienti. Në spitalin e Lezhës, bluzat e bardha nuk janë në standartin e duhur për të ofruar këtë shërbim. 

Për këtë arsye është kërkuar me insistim trajnimi i të gjithë stafit. Drejtori i spitalit Lezhë, Leon Kaza thotë se nuk mjafton diploma për ta kryer këtë mision.

Leon Kaza: “Sot të kesh një diplomë nuk do të thotë që je gjithmonë i përgatitur për të bërë një veprim të caktuar në një moment emergjent. Kërkohen gjithmonë trajnime, gjithmonë përditësime për të treguar që je i aftë për të kryer sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë të shërbimit ndaj pacientëve”.

Dhënia e ndihmës së parë mund të realizohet me sukses vetëm nga specialistë apo persona të trajnuar.

Trajnimin në spitalin e Lezhës e morën një personel prej 10 mjekësh dhe 60 infermierë që shërbejnë në repartin e urgjencës dhe reanimacionit.

Ky trajnim është pararendës i simpoziumit shkencor që do të organizohet nga Spitali rajonal Lezhë me rastin e 50-vjetorit të shërbimit spitalor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!