Stafi i KQZ-së në Kosovë i veshur si në Çernobil, nis verifikimi i votave të ardhura nga Serbia

schedule15:08 - 23 Tetor, 2019

schedule 15:08 - 23 Tetor, 2019

Zyrtarët e KQZ-së tashmë e kanë filluar procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur në Kosovë nga shteti i Serbisë. Por ky proces nga ana e kosovarëve po zhvillohet me masa të detajuara mbrojtëse.

Me maskë, veshje të veçanta, dorëza e kapela, kanë filluar të kryejnë procesin zyrtarët. Kjo pas alergjisë që disa zyrtarë kosovarë morën ditë më parë teksa ishin duke u marrë me zarfet me vota të ardhura nga Serbia./abcnews.al